Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Sistemi nervor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Sistemi nervor Empty
MesazhTitulli: Sistemi nervor   Sistemi nervor Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 10:03 pm

Organizmi ka disa sensore (receptorė ndjeshmėrie), pjesa mė e madhe e
tė cilėve ndodhet nė sipėrfaqe, dhe kanė si "detyre" tė ndjejnė botėn
qė na rrethon dhe tė informojnė qendrat qė pėrbejnė sistemin nervor
(SN). Informacioni pėrēohet nėpėrmjet sinjaleve elektrike qė deshifrohen
nga vetė qendrat dhe perceptohen si "njėsi".
Receptorėt e lėkurės dhe mukozės sė gojės e tė hundės janė tė
ndjeshėm ndaj ngacmimeve tė prekjes, termike dhe tė dhimbjes ; meqė ato
na mbajnė nė kontakt me botėn e jashtme ndjeshmėria e tyre quhet
ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe tė specializuar, qė ndodhen tė
gjithė nė kokė, qė janė pėrgjegjės pėr shikimin, dėgjimin, nuhatjen dhe
shijimin.
Disa receptorė tė tjerė ndodhen nė kapsulat e artikulimit, nė muskujt
skeletore dhe nė lidhjet muskul-tendine : janė tė ndjeshėm ndaj
ndryshimeve tė gjatėsisė ose ndja tensioneve tė pėrbėrėsve tė sistemit
muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bėhen aktive kur trupi
lėviz.
Organet e brendshme kanė sensore qė perceptojnė dhimbjen dhe trysninė
(pėr shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (pėr shembull
sasia e dioksidit tė karbonit nė gjak).
Tė gjitha kėto informacione duhet ti dėrgohen qendrave nervore tė
cilat i integrojnė me njėra tjetrėn dhe me atė qė ruajnė nė memorie, dhe
e pėrdorin jo vetėm pėr tė na lidhur me botėn e jashtme, pėr tė pasur
sensin e vendndodhjes dhe drejtimit nė hapėsirė dhe pėr tė ditur nėse
forca muskulare qė pėrdoret ėshtė e pėrshtatshme pėr rezistencėn qė duam
tė mundim, pėr edhe pėr tė dhėne pėrgjigje tė pėrshtatshme. Kėto tė
fundit mund tė jenė somatike (nėse ndėrhyjnė muskujt skeletore) ose tė
brendshme (nėse ndryshohet aktiviteti i organeve tė brendshme).
SN ėshtė njė kompleks pėrbėrėsish nė vazhdimėsi me njeri tjetrin tė
pėrbėrė kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet
nė dy pjesė tė mėdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet nė
kafke dhe nė palcėn kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) qė
ndodhet nė gjithė pjesėn tjetėr tė trupit edhe brenda tė gjithė
organeve. SNP ku bėjnė pjesė tė gjithė receptorėt e ndjeshmėrisė tė
lartpėrmendur ka si detyre tė perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato
tė brendshmet dhe tia dėrgojė SNQ dhe me pas ti dėrgojė tė gjithė
organeve pėrgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e
informacioneve qė vijnė nga periferia, ti pėrpunoje dhe ti japė njė
pėrgjigje tė pėrshtatshme.
SNQ pėrbėhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (qė pėrbėhet nga
palca e zgjatur, ura dhe truri i mesėm), truri i vogėl, truri i
ndėrmjetėm. SNp pėrbehet nga nervat, nyjet e receptorėve ndjesorė, duke
pėrfshirė organet e aparatit tė shikimit, dėgjimit, ekuilibrit, nuhatjes
dhe shijes.

Sistemi nervor 180px-Central_nervous_system.svg

Pėrgjithėsime
pėr sistemin nervor qendror


SNQ pėrfaqėson bashkėsinė e tė gjitha formacioneve nervore qė ndodhen
brenda kafkės dhe shtyllės kurrizore. Nė SNQ ndodhen tė gjithė
mekanizmat qė bėjnė tė mundur pėrshtatjen e vazhdueshme tė individit
ndaj ndryshimeve tė vazhdueshme tė ambientit. Ky funksion jep pėrgjigje
mjaft kompleksė nėpėrmjet tė cilave SNQ rregullon funksionimin e tė
gjithė aparateve. SNQ lejon pėrshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe
ndaj ndryshimeve tė manjentit tė brendshėm (sistemi nervor vegjetativ).
Ai merr informacione si nga ambienti i jashtėm dhe nga ai i brendshėm
nėpėrmjet fibrave qė ēojnė informacion nga periferia. Kjo mundėsi
rregullohet nga prania e disa receptorėve ndijore (retina e syut pėr
dritėn, Aparati i Kortit nė vesh pėr tingujt, receptorėt termike tė
lėkurės dhe organeve tė brendshme pėr ndryshimet e temperaturės,
receptorėt kimike pėr perceptimin e pėrqendrimeve jonike, receptorėt e
trysnisė pėr ndryshimet e saj, receptorėt hormonale pėr kontrollin e
funksioneve sekretuese etj)
Kėto informacione arrijnė nė sistemin qendror ku pėrpunohen pėr ti
dhėne njė pėrgjigje tė pėrshtatshme natyrės sė ngacmimit tė perceptuar
dhe i dėrgohen periferisė nėpėrmjet fibrave qė dalin nga SNQ. Aktiviteti
lėvizor i mirėfillte varet integriteti antomofunksional jo vetėm i
fibrave dalėse po dhe nga formacionet receptoriale qė dėrgojnė
informacione ndijore nė SNQ dhe sidomos nga integriteti i kėtij tė
fundit qė bėn tė mundur nė ēdo moment dhėnien e pėrgjigjeve tė
pėrshtatshme.
SNQ shfaqet i ndėrtuar nga pėrsėritja e disa qarqeve. Kėto qarqe
pėrbėhen nga 1) njė qelize qė ka kontakt me periferinė, ku mbledh
informacionet (neuron ndijor) ; 2) njė qelize qė i dėrgon mesazhe
periferisė pėr tė realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet
sekretore (neuron lėvizor) ; 3) njė qelize qė ndėrvendoset mes tė dyjave
dhe modulon informacionin qė vjen me sinjalin dalės (neuron i
ndėrmjetėm). Parimet kryesore tė funksionimit tė SNQ mund tė konceptohen
duke imagjinuar njė numėr shume tė madh tė kėtyre zinxhirėve. Ka
zinxhirė qė nuk kanė neuron tė ndėrmjetėm dhe janė baza e pėrgjigjeve tė
menjėhershme, reflekseve. Nė tė vėrtete edhe zinxhirėt ku neuroni i
ndėrmjetėm ėshtė i pranishėm mund tė japin pėrgjigje tė menjėhershme
kryesisht si pėrgjigje ndaj njė gjendjeje urgjete ose pėr mbrojteje.
Baza e funksionimit tė SNQ ėshtė neuroni. Neuroni ėshtė njė qelize e
specializuar nė pėrēimin e shpejte tė sinjaleve elektrike qė pasi
arrijnė nė fund tė zgjatimeve tė tij ēlirojnė substanca kimike nėpėrmjet
tė cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund tė
ndryshoje vazhdimisht sasinė dhe cilėsinė e kėtyre kontakteve duke
krijuar njė plasticitet nėpėrmjet tė cilin SNQ mund tė memorizojė
eksperienca tė reja.
Teoria e neuronit


Kjo teori mbėshtet nė ndarjen anatomike tė ēdo elementi nervor nga tė
tjerėt. Pra SNQ (Sistemi Nervoz Qendror) ėshtė i ndėrtuar nga
elemente qelizore tė ndarė nga forma, pėrmasat dhe karakteristikat
morfologjike shumė tė ndryshme, tė lidhura mes tyre nga zona tė
specializuara tė quajtura sinapsė. Pėrgjatė aksonit impulsi nervor
pėrhapet me shpejtėsi si njė vale qė ēon nė njė kthim total tė
potencialit elektrik. Kur potenciali arrin nė fund tė aksonit ēliron nė
hapėsirėn ndėrqėlizorė midis dy neuroneve njė numėr tė caktuar
neurotransmetuesish qė modifikojnė aktivitetin elektrik tė neuronit
tjetėr.
Palca kurrizore


Pėrshkrimi
makroskopik i palcės kurrizore


Palca kurrizore ėshtė pjesė e SNQ, bashke me trurin me tė cilin ėshtė
e lidhur drejtpėrsėdrejti. Ndodhet nė shtyllėn kurrizore dhe ka formėn e
njė cilindri tė gjatė, paksa i shtypur para dhe mbrapa, i gjatė rreth
44 cm, me njė diametėr mesatar 1 cm dhe peshe 28 g. Lidhet me periferinė
me njė seri dyfishe prej 33 nervash shpinore qė dalin nga shtylla
kurrizore nėpėrmjet vrimave ndėrvertebrore. Ēdo nerv degėzohet nė dy
rrėnje, njė tė parė dhe njė tė pasme, qė janė tė lidhur me palcėn
kurrizore.
Gjatė viteve tė para tė jetės shtylla e qafės dhe pjesa pėrkatėse e
palcės kurrizore rriten njėsoj, ndėrsa shtylla e gjoksit dhe e barkut
rriten me shume se palca pėrkatėse. Ky fenomen bėn tė mundur qė nė fund
tė zhvillimit palca kurrizore mos ta mbushi tėrėsisht nė gjatėsi
shtyllėn kurrizore duke u ndalur nė vertebrėn e dyte tė zonės sė mesit.
Meqė nervat shpinore dalin nga shtylla kurrizore nėpėrmjet vrimave
pėrkatėse ndėrvertebrore, si pasoje nervat e parė shpinore bėjnė njė
rruge horizontale pėr tė dale tek vrima e emergjencės, ndėrsa tė tjerėt
bėjnė njė rruge me tė pjerrėt, derisa tė fundit janė tė detyruar tė
shkojnė pothuajse vertikalisht nė crimat pėrkatėse. Palca kurrizore(PK)
ėshtė e rrethuar nga tre fletėza lidhėse qendėrsynuese, meningjet
shpinore.
Ne pjesėn e poshtme PK hollohet nė konin placor ndėrsa meningjet tė
fijen fundore qė fiksohet nė faqen e mbrapme tė kockės sė bishtit si
ligament i bishtit. Ky ligament ėshtė e element qėndrueshmėrie pėr
palcėn dhe ndihmon pėr ta mbajtur nė pozicion qendror nė kanalin
kurrizor. Kėshtu lėngu i shtyllės jo vetėm qė e suhqen paceb por dhe e
mbron duke zbutur trumat dhe shtypjet me skeletin.
PK nuk ėshtė uniforme, por ka dy pjesė me tė zgjeruara, njė nė
nivelin e qafės (fryrja cervikale) dhe njė nė nivelin e belit (fryrja
lombare). Kėto fryrje janė pasoje e pranisė sė gjymtyrėve tė sipėrme e
tė poshtme. Tek gjymtyrėt nė fakt ndodhen shume muskuj dhe njė inervim
kompleks si lėvizor dhe ndijor, prandaj fibrat nervore janė tė shumta.
Kjo sjell njė numėr me tė madh dhe volum tė lartė nė pjesėn pėrkatėse tė
PK, qė sjell dhe fryrjet.
Ne sipėrfaqe PK ka disa hulli gjatėsore qė pėrshkojnė tė gjithėn. Pk
ndhat nė nėnujėsi qė quhen neuromere nė tė djathte dhe nė tė majte tė tė
cilėve shfaqėn dy rrėnjė njė e parme dhe njė e pasme. E parmja pėrbėhet
nga aksone neuronesh lėvizore qė inervojnė muskujt skeletore, ose
muskulaturėn e lėmuar dhe gjėndrat. Rrėnja e pasme pėrbėhet nga aksone
neuronesh pseudounipolare qė vendosen nė nyjet shpinore dhe e i ēojnė PK
informacionet qė marrin nga periferia.
Struktura
e palcės kurrizore


Neqoftese e seksjonojmė tėrthorazi PK vihet re se lėnda gri ndodhet
nė qendėr ndėrsa e bardha nė periferi. Nė qendėr PK pėrshkohet nga njė
kanal i holle qė quhet kanali qendror i cili vazhdon nė shtyllėn e
trurit dhe brenda tij mban lėngun e shtyllės kurrizore.
Lėnda gri ėshtė noformė fluture. Pjesa tėrthore ėshtė lidhja gri ku
kalon kanali qendror, ndėrsa krahėt ndahet nė tė parme e tė pasme.
Nėse e shikojmė nė mėnyrė tredimensionale lėnda gri pėrbehet nga
shtylla me neurone, ndėrsa e bardha nga fibra nervore qė transportojnė
impulset. Quhen shtylla neuronesh nėse janė tė gjatė pėrndryshe marrin
emrin bėrthama.
Lėnda e bardhe e pėrbėre nga fibra nervore kryesisht me mielinė
ndahet nga grija nga disa kordonė. Nė ēdo gjysme tė PK dallohen njė
kordon i pasem, njė Substanca
gri e shtyllės kurrizore
Substanca gri ka neurone me akson tė gjatė me mielinė qė del nga ajo
dhe neurone me akson tė shkurtėr pa mielinė qė rijnė brenda saj.
Neuronet lėvizore grupohen nė pjesėn e parme ku formojnė shtylla me
gjatėsi tė ndryshme ose bėrthama. Janė neurone multipolare dhe aksonėt e
tyre pėrshkojnė lenden e bardhe mes dy kordonėve dhe shfaqėn tė veshur
me mielinė. Pasi dalin nga palca bėjnė pjesė nė rrėnjėt e parme tė
nervave shpinore. Ndahen nė alfa dhe gama ku tė parėt shėrbejnė pėr
fibrat muskulore tė lėmuara skeletore ku degėzohen dhe ēdo dege krijon
sinaps me njė fibėr muskulore, ndėrsa tė dytėt inervojnė muskulaturėn e
lėmuar tė boshtit neuromuskulor.
Me hark reflektor kuptojmė kur njė akson pasi del nga palca arrin nė
njė muskul..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Sistemi nervor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi muskulor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: