Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Sistemi muskulor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AnGeL_DrEamS
SuperAdmin
SuperAdmin
AnGeL_DrEamS


Male
Postime : 403
Age : 33
Vendodhja Vendodhja : BeRaT
Emploi : AlbSpace Community
Loisirs : AlbSpace™
Anėtarėsuar : 06/01/2010

Sistemi muskulor Empty
MesazhTitulli: Sistemi muskulor   Sistemi muskulor Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 10:02 pm

Sistemi muskulor ėshtė tėrėsia e muskujve tė trupave tė
organizmave tė gjallė dhe bėjnė tė mundshėm lėvizjen e tyre.

Sistemi muskulor pėrbėhet prej qelizave tė specializuara tė cilat
quhen fije. Funksioni mbizotėrues i tyre ėshtė kontraktimi. Muskujt tė
cilat janė tė lidhur me eshtra ose organe tė bredshme ose enė gjaku janė
pėrgjegjės pėr lėvizje. Pothuajse tė gjitha lėvizjet nė trup rezultojnė
nga kontraktimet muskulore. Pėrjashtim kėsaj janė veprimi i cilia,
flagellum nė qelizat e spermės, dhe lėvizjet e amoeboidit nė disa rruza
tė bardha tė gjakut. Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe
muskujve tė skeletit prodhojnė lėvizje siē janė vrapimi dhe ecja.
Muskujt e skeletit gjithashtu prodhojnė lėvizje mė tė ndėrlikuara tė
cilat rezultojnė nė shprehje tė ndryshme tė fytyrės, lėvizjet e syve dhe
frymėmarrje. Pėrveq lėvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu
sigurojnė funksione me rrėndėsi tė trupit siē ėshtė qėndrimi,
stabiliteti i nyjeve, prodhimi i nxehtėsisė. Qėndrimi siē ėshtė ulur apo
nė kėmbė mbahet nga kontraktimet muskulore. Muskujt e skeletit
kontraktojnė vazhdimisht pėr ta mbajtur trupin nėr ta mbajtur trupin nė
pozitė statike. Tendonat e shumė muskujve zgjatet mbi nyjet dhe nė kėtė
mėnyrė kontribuojnė nė stabilitetin e nyjeve. Kjo ėshtė veqanėrisht
evidente nė nyjen e krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janė
faktorė tė mėdhejnė nė stabilizimin e nyjeve. Prodhimi i nxehėsisė, pėr
tė mbajtur temperaturėn e trupit, ėshtė e rėndėsishme nga njė produkt i
metabolizmit tė muskujve. Pothuajse 85% e nxehtėsisė tė prodhuar nė trup
ėshtė rezultat i kontraktimeve muskulore.

Sistemi muskulor 200px-Muscles_anterior_labeled

Indi muskulor


(Textus muscularis) Indi muskulor ėshtė njėri nga indet mė tė
pėrhapura, pa tė cilin nuk mund tė kuptohet jeta ne organizmat shtazore.
Nėpėrmjet ti nuk realizohet vetėm zhvendosja e organizmit nė hapėsirė,
por kryhen edhe shumė lėvizje tė tjera te brendshme, sikurse qė janė
tkurrjet e zemrės, frymėkembimi, peristaltika e zorrėve etj. Pra vetia
kryesore e kėtij indi ėshtė aftėsia pėr tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes
shkon sipas drejtimit tė vetė fijes apo qelizės muskulore. Ekzistojnė
tre tipa tė indit muskulor:

muskulatura e lėmuar,
muskulatura e vijėzuar (e skeletit) dhe
muskulatura e zemrės, qė konsiderohet si formė e ndėrmjetme e dy
tipave tė parė.

Muskulatura e lėmuar dhe muskulatura e zemrės ndėrtohen nga
qeliza muskulore, ndėrsa e skeletit ndėrtohet nga fije (fibra) muskulore
qe janė formacione makroskopike tė gjata sa vetė muskuli.
Nė muskulaturėn e zemrės dhe tė skeletit, tė parė ne mikroskop, mund
tė dallohen disa vijėzime me vendosje tė tėrthortė, ndėrsa ne
muskulaturėn e lėmuar kėto formacione mungojnė, prandaj kjo muskulaturė
quhet e lėmuar. Nga ana funksionale ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se
muskulatura e skeletit tkurret nė mėnyrė tė vullnetshme, ndėrsa
muskulatura e lėmuar dhe ajo e zemrės tkurren nė mėnyrė tė
pavullnetshme. Dallimet ndėrmjet tipave tė muskulaturės do t’i pėrmendim
pasi tė jemi njohur me ndėrtimin e tyre. Disa formacione tė qelizės apo
fijes muskulore kanė njė terminologji tė veēantė. Kėshtu membrane
qelizore ose plasomela kėtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmė,
rrjeta endoplazmatike rrjetė sarkoplazmatike, ndėrsa
mitokondriet-sarkozome.


Muskulatura e lėmuar


(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lėmuar ndėrtohet nga qeliza
nė formė boshtore qė quhen miocite. Nga jashtė ato vishen prej njė
membrane shumė tė hollė (sarkolema) qė nė mikroskop tė zakonshėm nuk
mund tė shihen. Nė qendėr tė miocitit vendoset bėrthama qe ka formė
boshtore, pra i pėrgjigjet formės sė jashtme tė qelizės. Nė mes tė
sarkolemės dhe tė bėrthamės shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrė
tė kuqe. Miocitet nė skajet e tyre mund tė ndahen nė dy degė pėr tu
lidhur me qelizat fqinje. Nė skarkoplazmė vendosen disa fije shumė tė
holla qė janė mioflamentet, tė cilat marin pjesė aktive ne procesin e
tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatėsinė e miocitit.
Gjatėsia e qelizės ndryshon sipas organit ku vendoset psh: nė enėt e
gjakut kanė gjatėsi rreth 20 mikrometėr, nė zorrė rreth 200 mikrometėr,
nė mitėr (gjatė periudhės sė barrės) miocitet mund tė arrijnė njė
gjatėsi prej 500 mikrometėr. Gjatė tkurrjes miociti shkurtohet dhe
trashet, kurse bėrthama pėrdridhet nė formė tė spirales. Nė prerje tė
tėrthortė miocitet paraqiten me diametėr tė ndryshėm. Nė rast se prerja
kalon nė qendėr tė qelizės, pra nė nivel tė bėrthamės, diametri ėshtė mė
i madh, kurse prerja e bėrthamės paraqitet e rrumbullakėt. Nė nivele
tjera diametri ėshtė mė i vogėl dhe nuk pėrmban bėrthamė. Nė disa
organe, si psh. Nė zorrė, muskulatura e lėmuar vendoset nė dy drejtime:
gjatėsore dhe tėrthore. Nė kėtė rast miocitet mund tė shihen ne tė dyja
prerjet. Zakonisht miocitet qėndrojnė shumė afėr njėra-tjetrės sa qė
ėshtė shumė vėshtirė tė vėrehet kufiri mes tyre. Pėr t’i dalluar ato na
ndihmojnė bėrthamat e qelizave, tė cilat gjithmonė shihen mirė. Grupe
qelizash me pozicion tė njetė ndahen prej njėri-tjetrit nga njė rrjetė
prej indit lidhor fijeshkrifėt, qe quhet endomisium. Kjo rrjetė mund tė
shifet edhe ndėrmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga njė
shtresė e hollė e indit fijeshkrifėt qė quhet permisium, ndėrsa krejt
muskuli vishet nga jashtė nga epimisium. Nė mikroskop elektronik mund tė
vėrehet se sarkolema e miocitit bėn disa palosje (invaginime) me
drejtim tė sarkoplazmės. Nė disa raste kėto palosje marrin formė tė
rregullt, duke krijuar disa formacione tė veēanta, qė quhen kaveole
(caveole). Kohėt e fundit eksizoton mendim se tė gjitha kėto struktura
sė bashku janė analoge me sistemin e tubulit T qė ėshtė karakteristik
pėr muskulaturėn e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bėhet sipas tipit
nexus. Kėto zona nuk shėrbejnė vetėm pėr bashkimin e qelizave, por edhe
si vend kalimi pėr ngacmimet (impulset) nga njė qelizė nė tjetrėn.
Muskulatura e lėmuar ėshtė e specializuar pėr tkurrje tė vazhdueshme,
por me njė forcė relativisht mė tė dobėt se sa muskulatura e skeletit.
Kjo tkurrje ėshtė veti e lindur e miocitit, por qė tė realizohet duhet
edhe pjesėmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa
metaboliteve lokale tė cilat modulojnė tkurrjen sipas kėrkesave
funksionale tė organit ku ndodhet kjo muskulaturė. Kėshtu psh.,
muskulatura e lėmuar e zorrėve bėn tkurrje tė vazhdueshme ritmike, qė
formojnė peristaltikėn e zorrėve tė domosdoshme pėr pėrcjelljen
(shtytjen) poshtė masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturės sė lėmuar
dallohet nga tkurrja e muskulaturės sė skeletit. Jo vetėm se ėshtė e
pavullnetshme, por edhe se ajo bėhet mė me ngadalė dhe jo menjėherė pas
marrjes sė ngacmimit. Periudha prej marrjes sė ngacmimit deri nė tkurrje
zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenė se
muskulatura e lėmuar tkurret me ngadalė, ajo humbet me pak energji dhe
nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.


Muskulatura e vijėzuar


(Textus muscularis transversostriatus) Nė muskulaturėn e vijėzuar ose
tė skeletit, pėrveē muskujve qė lidhen me skeletin, bėjnė pjesė edhe
disa muskuj tjerė tė vullnetshėm, si : muskujt e gjuhės, tė faringut,
laringut,tė anusit etj. Muskuli i zemrės, megjithėse ėshtė i vijėzuar,
do tė studiohet nė vete, pasi ka dallime morfologjike qė e bėjnė tė
qėndrojė mes muskulaturės sė vijėzuar dhe tė lėmuar. Muskulatura e
skeletit ka strukturė simplastike, pra ajo nuk ndėrtohet nga struktura
qelizore, por nga fije muskulore brenda tė cilave vendoset njė numėr i
madh bėrthamash.
Ndėrtimi
i fijes muskulore


Nė muskulaturėn e vijėzuar, me mikroskop tė zakonshėm, nė secilėn
fije (fiber) mund tė dallojmė disa vijėzime me pozicion tė tėrthortė
(transversal) me gjatėsinė e fijes. Ndėrmjet vijėzimeve duken hapėsira
tė bardha ose tė qarta. Vijėzimet quhen disqe tė errėta, ndėrsa
hapėsirat mes tyre quhen disqe tė qarta. Bėrthamat vendosen ne periferi
tė fijes. Gjatėsia e fijės ndryshon nė varėsi tė muskulit ku vendoset.
Kėshtu psh., nė muscul sartorius secila fije arrin gjatėsinė rreth 45
cm, pra sa ėshtė i gjatė edhe vet ky muskul. Ata kanė formė tė njė
cilindri me skaje tė rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga
njėrtra- tjetra prej endomisiumit, ndėrsa tufat apo fashikujt muskulor
rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enėt e
gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depėrtojnė nė perimisium dhe
endomisium. Nga madhėsia e fashikujve mund tė gjykohet pėr funksionin qė
e kryejnė muskujt tė veēantė. Kėshtu psh., nė muskujt qe kryejnė
lėvizje tė imta dhe tepėr tė kontrolluara, sikurse janė muskujt e
jashtėm tė syrit, fashikujt janė mė tė vegjėl, ndėrsa endomisiumi ėshtė
relativisht i trashė. Pėrkundrazi, nė muskujt qė bėjnė vetėm lėvizje tė
mėdha, sikurse janė muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janė tė
mėdhenj, ndėrsa indi lidhor i perimisiumt ėshtė pak i shprehur. Kėtu
mund tė shihen disqe e errėta nė formė vijash tė zeza me pozicion
horizontal me gjatėsinė e fijeve, si dhe disqet e qarta nė formė vijash
tė bardha, qė alternojnė me disqet e errėta. Fije muskulore tė skeletit
nė prerje gjatėsore. Kėtu mund tė shihen disqe e errėta nė formė vijash
tė zeza me pozicion horizontal me gjatėsinė e fijeve, si dhe disqet e
qarta nė formė vijash tė bardha, qė alternojnė me disqet e errėta.
Secila fije muskulore ndėrtohet nga kėto pjesė kryesore: 1.sarkolema,
2.sarkoplazma, 3.bėrthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike,
6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.

Sarkolema (sarcolema) ėshtė cipa mbėshtjellėse e fijes muskulore. Si
gjithė membranat e tjera ajo ka strukturė trelamerare dhe ėshtė shumė
elastike pėr t’iu pėrshtatur ndryshimeve tė vrullshme tė fijes muskulore
gjatė tkurrjes dhe relaksimit tė saj. Sarkolema merr pjesė aktive nė
mekanizmin e tkurrjes tė fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtė
nga njė membranė bazale. Mes kėsaj dhe sarkolemės vendosen edhe qeliza
tė vogla me zgjatime (qeliza satelite), tė cilat sė bashku me sarkolemėn
marrin pjesė nė ripėrtrirjen e fijes muskulore.
Sarkoplazma (sarcoplasma) ėshtė masė amorfe e fije muskulore, analog
me citoplazmėn e miocitit. Kėtu vendosen elementet tjera tė fijes
muskulore, dmth bėrthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta
sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.
Bėrthamat vendosen nė periferi tė fijes muskulore menjėherė nėn
sarkolemėn dhe kanė formė vezake. Ėshtė llogaritur se ne ēdo cm tė fijes
muskulore tė gjenden reth 30-40 bėrthama. Si rregull bėrthamat nė tė
njėjtėn fije nuk vendosen pėrballė njėra- tjetrės..
sarkozomet nuk janė gjė tjetėr veēse mitokondrie tė cilat nė fije
muskulore gjenden me shumicė, pasi shėrbejnė si “fabrika energjie”,
energji pėr tė cilėn fija muskulore ka shumė kėrkesa
Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike ėshtė e tipit tė
lėmuar, qėndron pranė tubulit T dhe ka lidhje funksionale me tė, sidomos
pėr pėrqendrimin e joneve tė kalciumit, qė marrin pjesė nė mekanizmin e
tkurrjes.
Kompleksi i Golxhit nė fijen muskulore ėshtė pak i zhvilluar dhe nuk
ėshtė vėrtetuar se luan ndonjė rol specifik nė funksionet e fijes
muskulore, pėrveē atyre qė luan nė gjithė qelizat e tjera.
Miofibrilet janė element shumė i rėndėsishėm pėr fijet muskulore,
pasi ato marrin pjesė aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato pėrshkojnė nė
mėnyrė paralele gjithė gjatėsinė e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janė
shpėrndarė nė mėnyrė homogjene, por nė formė tufash. Kėto tufa duken mė
mirė nė prerje tėrthore tė fijes muskulore, nė formėn e disave grupeve
pikėzimesh qė quhen fushat e Konhejmit. E parė nė mikroskop elektronik,
secili miofibril (me diametėr njė mikrometėr) ėshtė ndėrtuar nga rreth
2500 fije akoma mė tė holla, qe quhen miofilamente protofibrile.

Fijet e kuqe
Janė mė tė holla nga tre tipet e fijeve. Pėrmbajnė mė shumė
mitokondrie, si dhe janė lėndė me natyrė proteinike qė quhen mioglobine ,
e cila u jep edhe ngjyrėn e kuqe. Mioglobina ėshtė analoge me
hemoglobinėn, qė i jep ngjyrėn e rruazave tė kuqe tė gjakut. Kėto fije
tkurren dhe relaksohen mė ngadalė se fijet e tjera, prandaj lodhen mė
pak se ato. Fije muskulore tė kuqe mbizotėrojnė p.sh. nė muskujt e syrit
dhe ata tė diafragmės.
Fijet e bardha
Kanė diametėr mė tė gjerė se fijet e kuqe, pėrmbajnė mė pak
mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatė, ato janė mė tė pasura me
glikogjen dhe enzime glokolitike. Kėto lloje fijesh mbizotėrojnė nė ata
lloje muskujsh qė bėjnė tkurrje tė fuqishme, sikurse janė muskujt biceps
dhe triceps tė krahut. Fijet e bardha lodhen mė shpejtė se fijet e
kuqe. Energjia pėr tkurrjen e kėtyre fijeve sigurohet nė radhė tė parė
nga procesi i glukozės anaerobike, prandaj kėto nė literaturė njihen si
fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale tė kuqe janė
pėrmbledhur nė tabelėn e mėposhtme.
Fijet e ndėrmjetme
Kanė pėrbėrje kimike dhe funksionale qė qėndrojnė ndėrmjet dy tipave
tė parė tė fijeve. Muskujt e skeletit tė njeriut zakonisht i pėrmbajnė
tė tre tipat e fijeve, me mbizotėrim tė fijeve tė kuqe.
Ndėrtimi submikroskopik e miofibrileve
Sikurse pėrmendėm mė sipėr, secila fije muskulore pėrmban shumė
miofibrile qė shkojnė paralel me vetė fijen. Miofibrilet mund tė shihen
me mikroskop tė zakonshėm optik. Ato ndėrtohen nga fije akoma mė tė
holla, protofibrilet (mioflamente), tė cilat mund tė shihen vetėm me
mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnė nga pėrbėrja kimike; disa
pėrbehen nga aktine, ndėrsa disa tė tjera, qė ndėrthuren me tė parat,
pėrbėhen nga miozina. Portofibrilet e aktinės janė mė tė holla (5
nanometėr) se sa portofibrilet e miozimės (10 nanometėr). Vendosja e
fijeve tė holla tė aktinės dhe tė trasha tė miozinės paraqitet nė formė
skematike. Njohja me kėtė skemė ka rėndėsi pėr tė kuptuar mekanizmin e
tkurrjes. Miofibrilet pėrmbajnė disqe tė errėta (disqe izotope ose I),
qė i thyejnė njėsoj rrezet e dritės dhe disqe tė errėta (disqe
anizotrope ose A), qė i thyejnė nė mėnyrė tė dyfishtė rrezet e dritės.
Ndryshimet ndėrmjet fijeve muskulore tė bardha dhe tė kuqe
Disqet e qarta dhe tė errėta vendosen njėri pas tjetrit nė mėnyrė tė
rregullt, pra pas disku tė qartė vendoset njė disk i errėt. Nė mes
diskut vendoset njė membranė (mezofragme) qė quhet membrana Z, ndėrsa nė
mes tė diskut A, vendoset membrana M. Tė dyja membranat shėrbejnė pėr
mbėshtjelljen e miofilamenteve. Membrana M ėshtė vendosur brenda njė
shiriti tė ngushtė, qė quhet shirit ose zona H. Ky shirit ėshtė mė i
qartė (i shėndritshėm) se sa disku A nė mes tė tė cilit ėshtė vendosur.
Distanca nė mes dy membranave fqinje Z quhet sarkomer. Sarkomera
konsiderohet si njėsia morfologjike dhe funksionale e muskulaturės sė
skeletit. Protofibrilet e holla tė aktinės nė njėrin skaj tė tyre janė
tė bashkuara me membranėn Z, ndėrsa skaji tjetėr ėshtė i lirė dhe
shtrihet ndėrmjet miofilamenteve tė trasha tė miozinės. Triada- qė tė
kuptohet mė mirė mekanizmi i tkurrjes, duhet tė njihemi edhe me njė
formacion (tė pėrbėrė nga tri pjesė) tė zbuluara fillimisht te amfibet e
mė vonė edhe te njeriu. Pjesa qendrore e triadės ėshtė gypi i tėrthortė
T, qė formohet nga palosja e sarkolemės nė brendėsi tė miofibrilit. Kjo
palosje tek amfibet bėhet nė mes tė diskut tė qartė I, ndėrsa te njeriu
nė nivel tė kufirit midis diskut I dhe diskut A. Pranė gypit T
qėndrojnė dy pjesėt e tjera tė triadės, qė nuk janė gjė tjetėr veē se
zgjerime tė rrjetės endoplazmatike, nė formė cisterne, qė shėrbejnė si
rezervuare pėr jonet e kalciumit.
Mekanizmi i tkurrjes sė fijes muskulore tė skeletit
Fillimin e tkurrjes sė muskulit e shėnon lėnde mediatore
(acetilkolona) nga tė ashtuquajturat vezikula sinaptike tė sinapseve
neuromuskulore, qe gjenden nė vendin ku fijet nervore marrin kontakt me
fijet muskulore. Acrtilkolina ngacmon sarkolemėn (ngacmim potencial) dhe
prej kėtej ngacmimi pėrēohet nė thellėsi tė fijes muskulore nėpėrmjet
gypit T. Nė pėrgjigje tė kėtij ngacmimi cisternat e rrjetės
endoplazmatike ēlirojnė jone tė kalciumit, tė cilat dalin tė lira nė
sarkoplazmė. Kėtu jonet e kalciumit mbi njė lėndė proteinore-troponine, e
cila aktivizon njė lėndė tjetėr qė quhet tropomiozine. Kjo e fundit
shėrben si urė lidhėse midis fijeve tė holla tė aktinės dhe fijeve tė
trasha tė miozinės, gjė qė shėnon fillimin e tkurrjes. Pikėrisht nė kėtė
kohė fijet e aktinės “rrėshqasin” ndėrmjet fijeve tė miozinės. Ndėrkaq,
skajet e lira tė fijeve tė aktinės takohen nė qendrėn e diskut tė errėt
A duke eliminuar shiritin H. Kėshtu, disku i qartė I ngushtohet nė
maksimum, ndėrsa distanca ndėrmjet dy membranave Z zvogėlohet, dmth
sarkomeri ngushtohet. Kjo paraqet tkurrje tė fijes muskulore. Jonet e
kalciumit pas tkurrjes kthehen pėrsėri nė cisternat nga ku kanė dalė.
Energjia e nevojshme pėr tkurrjen e muskulit pėrfitohet nga kthimi i
ATP-sė nė ADP, kthim ky qė kryhet nėn veprimin e enzimės
adenozinė-trifosfataze. Si depo energjie shėrben glikogjeni i cili
pėrbėn 0.5 - 1% tė peshės sė tė gjithė muskulit. Gjatė tkurrjes sė
sforcuar tė muskulaturės sė skeletit grumbullohet (si produkt i
metabolizmit) shumė acid laktik, i cili nė personat qė bėjnė jetė
sedentare eliminohet mė ngadalė dhe kėshtu bėhet shkas pėr dhimbje tė
pėrgjithshme muskulore; p.sh kjo gjė mund tė vėrehet pas njė ekskursioni relativisht te gjate
Muskuli i zemrės
Ky muskul formon shtresėn kryesore tė murit tė zemrės, miokardit. Pėr
nga ndėrtimi ėshtė mė i ngjajshėm me muskulin e vijėzuar te skeletit,
ndėrsa pėr nga funksioni me muskulaturėn e lėmuar. Tkurrjet e miokardit
janė tė fuqishme (harxhojnė sasi tė mėdha energjie) dhe kontrollohen
prej sistemit nervor autonom, si dhe prej sistemit hormonal. Muskuli i
zemrės paraqitet nė dy forma: muskulatura tipike, e aftė qė tė tkurret
(mikoardi) dhe muskulatura atipike qė ėshtė sistemi pėrcjellės i zemrės,
i cili nuk ka aftėsi tė tkurret.

#2 Re: Sistemi muskulor prej Tue Feb 01, 2011 2:32 am
BeLti
Stafi WebMaster

Muskuli i tipik


Nė prerjen gjatėsore ky muskul tė le pėrshtypjen se ndėrtohet nga
fije muskulore tė vijėzuara, si muskulatura e skeletit, tė cilat
dallohen me vėshtirėsi. Mirėpo studimet me ME, ėshtė vėrtetuar se fijet
muskulore tė zemrės ndėrtohen nga qeliza (mioctie kardiake) qė bashkohen
nė skajet e tyre nėpėrmjet aparatit tė bashkimit ngjajshėm me atė tė
qelizave epiteliale. Pėrveē disqeve tė errėta dhe tė qarta, kėtu gjenden
edhe tė ashtuquajturat disqe tė ndėrvena ose suplementare, tė cilat
janė vend i takimit ndėrmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga
miocitet nuk shkojnė paralel me njėra-tjetrėn, por vendosen nė formė
rrjete ne hapėsirat e sė cilės indi lidhor fijeshkrifėt (analoge me
endomisim), qė ėshtė shumė i pasur me enė gjaku. Kėto hapėsira janė mė
tė shprehura te njerėzit e moshuar. Miocitet kanė formė cilindrike me
gjatėsi 50-120 mikrometėr dhe gjerėsi 15-20 mikrometėr. Nė qendėr tė
tyre vendosen njė apo dy bėrthama nė formė vezake nė zemrėn e njerėzve
me moshė tė re, nė formė shkopthi nė zemrėn e fetusit dhe nė formė tė
rrumbullakėt nė zemrėn hipertorfike. Pozicioni qendror i bėrthamės duket
mirė edhe nė prerje tė tėrthortė. Miofibrilet e vendosura nė
sarkoplazmė janė mė tė pėrqendruara nė periferi tė qelizės. Ashtu si nė
fijet e muskulaturės sė skeletit, miofibrilet pėrbėhen nga shumė
mioflamente, disa prej tė cilave janė tė holla (prej aktine) ndėrsa tė
tjerat janė tė trasha (prej miozine). Sarkoplazma ėshtė mė e bollshme se
sa nė muskujt e skeletit, ndėrsa sarkolema ėshtė mė e hollė. Sarkolema
formon gypat T, por jo nė kufirin nė mes disqeve A dhe I, sikurse nė
muskulin e skeletit, por nė nivel tė membranės Z. Rrjeta endoplazmatike
dhe cisterne q ajo formon pranė gypave T janė pakė tė shprehur, kėshtu
qė kėtu nuk mund tė formohet triada karakteristike pėr muskujt e
skeletit. Dallimet ndėrmjet muskulaturės sė skeletit, muskulaturės
tipike tė zemrės dhe muskulaturės sė lėmuar paraqiten nė formė tė
pėrmbledhur nė tabelėn e mėposhtme:
Veēoritė Muskulatura e skeletit Muskulatura e zemrės Muskulatura e
lėmuar 1. Vendosja Nė muskujt e skeletit Nė miokard Nė organe tė
brendshme 2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite
kardiake) Qelizore (miocite) 3. Sarkolema Relativisht e trashė E hollė E
hollė 4. Disqet A dhe I Dallohen mirė Dallohen dobėt Mungojnė 5. Disqet
e ndėrvena Mungojnė Janė tė pranishme Mungojnė 6. Bėrthamat Vendosen
nė periferi Vendosen nė qendėr Vendosen nė qendėr 7. Triada E shprehur
Pak e shprehur Praktikisht mungon 8. Tkurrja E vullnetshme E
pavullnetshme E pavullnetshme


Sistemi pėrēues (konduktor) i zemrės: ka pėr funksion formimin dhe
pėrcjelljen e impulseve nė zemėr, ndryshe quhet edhe sistemi automatik.
Ndėrtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) qė vendoset sipėr
vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit qė vendoset nė
septumin intraventrikular. Nė buzėn e pasme tė pjesės muskulore tė kėtij
septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet nė dy degė: e djathta (qė ėshtė
vazhdim i drejtpėrdrejtė i tufės sė Hisit) dhe e majta. Ato shkojnė nė
dy muret pėrkatėse tė dy ventrukujve. Tė dyja degėzimet pėrfundojnė me
fijet Purkinje qė shtrihen ndėrmjet miokardit dhe endokardit. Prej kėtej
impulsi kalon nė muskulin tipik pėr tė ngacmuar pėr tkurrje. I gjithė
sistemi pėrēues ndėrtohet nga fije muskulore (atipike), tė cilat nga ana
e tyre ndėrtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) qė
janė tė paafta pėr tkurrje. Kėto qeliza janė mė tė mėdha se sa qelizat e
fijeve tipike tė zemrės, pėrmbajnė me shumė sarkoplazmė, por janė mė tė
varfėra me miofibrile, prandaj kėto nė mikroskop duken mė tė
shndritshme. Disqet A dhe I janė shumė pakė tė shprehura. Sarkozomet dhe
ribozomet janė tė pakta. Bėrthama ėshtė e madhe, por jo gjithmonė me
pozicion qendror. Ndryshimet midis muskulit tipik dhe atipik tė zemrės
paraqiten nė formė tė pėrmbledhur ne tabelė.


Vetitė Muskuli tipik i zemrės Muskuli atipik i zemrės 1. Vendosja
Nė miokard Nė rrugėt pėrcjellėse 2. Madhėsia e qelizave (miociteve) Mė
tė vogla Mė tė mėdha 3. Sarkoplazma Mė e paktė Mė e shumtė 4.
Miofibrilet nė miocit Mė tė shpeshta Mė tė rralla 5. Disqet A dhe I Tė
shprehura Mė pak tė shprehura 6. Sarkozomet (mitokondrie) Mė tė shumta
Mė tė pakta 7. Ribozomet Mė tė shumta Mė tė pakta 8. Bėrthama Mė e
madhe Mė e vogėl 9. Pozicioni i bėrthamės Gjithmonė nė qendėr Nė qendėr
ose jashtė saj 10. Aftėsia e tkurrjes Tkurret fuqishėm Nuk tkurret 11.
Kalimi i impulsit Kalon mė ngadalė Kalon mė shpejt

Enezimi dhe nervėzimi i indit muskulor

Muskulatura e lėmuar ushqehet me gjak nga njė rrjetė kapilaresh, qė
shtrihet nė indin lidhor fijėshkrifėt, tė vendosur midis tufave tė
mioctiteve. Prej kėtej kapilarėt e gjakut i afrohen miociteve, pot jo
ēdo qelizė merr kontakt tė drejtpėrdrejt me to. Nervėzimi bėhet
nėpėrmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat
nervore,pasi futen nė sarkoplazmė, i afrohen bėrthamės dhe e rrethojnė
atė nė formė laku. Muskulatura e vijėzuar e skeletit dhe e zemrės ka njė
vaskularizim mė tė pasur se sa muskulatura e lėmuar. Enėt e gjakut pasi
depėrtojnė epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndėrmjet fijeve
muskulore, ku formojnė njė rrjetė shumė tė dendur kapilarėsh gjaku. Ēdo
fije muskulore merr kontakt tė drejtpėrdrejt me disa kapilare, tė cilat
anastomozohen midis tyre. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr kapilaret
limfatike. Mbaresat nervore tė muskulit janė te lėvizshme (motorike)
dhe ndijimore (sensitive). Tė parat quhen pllaka motore. Kėto pllaka
bashkohen me fijet muskulore pėr tė formuar lidhjet (sinapset)
neuromuskulore. Kur hyn nė fijet muskulore, fija nervore e humb mielinėn
dhe degėzohet. Pikėrisht nė kėtė zonė sarkolema dhe sarkoplazma formon
njė fryerje, ku bie nė sy njė pėrqėndrim i madh i bėrthamave dhe
mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve tė qarta dhe tė errėta. Mbaresat
nervore sensitive paraqiten kryesisht nė formė tė boshtit neuromuskulor
dhe mbaresave tė lira. Boshti neuromuskulor ndėrtohet nga ana qendrore
dhe nga dy segmente polare. Nė zonėn qendrore (qė quhet edhe unaza
bėrthamore) fijet muskulore nuk pėrmbajnė disqe, por kanė njė pėrqendrim
tė madh bėrthamash. Ne kėtė zonė vendosen edhe mbaresat nervore
sensitive. Nė segmentet polare fijet muskulore janė pa ndryshime. Kėtu
vendosen mbaresat nervore motore.

Ripėrtėritja e indit muskulor

Muskulatura e lėmuar ka veti tė mira ripėrtėritėse, ndonėse mėnyra se
si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirė. Sot me i pranueshėm
ėshtė mendimi se muskulatura e lėmuar ripėrtėrihet jo nėpėrmjet tė
shumimit tė miociteve, por nėpėrmjet diferencimit tė indit lidhor
fijėshkrifėt, sidomos tė qelizave adenticiale dhe fibroblasteve nė
qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitė ripėrtėritėse te
kufizuara pėr vetė faktin se fija muskulore e moturuar ėshtė njė
formacion i ndėrlikuar dhe shumė i diferencuar. Pėr kėtė arsye, gjatė
dėmtimeve tė mėdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor,
por mbushet me ind lidhor fijėshkrifėt. Nė dėmtimet mė tė lehta
ripėrtėritja mund tė bėhet me kusht qė fijet e dėmtuara t’i kenė tė
ruajtura bėrthamat e tyre. Sipas pikėpamjeve mė tė reja, ndėrmjet fijeve
tė moturuara muskulore gjenden edhe disa fije nė gjendje tė
pazhvilluar, nė gjendje embrionale (kėto formacione quhen mioblaste), te
cilat gjatė dėmtimit tė muskulit aktivizohen dhe lujanė njė rol tė
kufizuar pėr bashkimin e skajeve tė disa fijeve tė dėmtuara. Nė kushte
normale, rritja nė gjatėsi tė fijes muskulore bėhet nėpėrmjėt formimit
tė sarkolemeve tė rinj pranė vendit ku bėhet lidhja e muskulit me
tendinin. Rritja nė gjerėsi bėhet nėpėrmjet sintetizimit tė
mioflamenteve tė reja. Ripėrtėritja e muskulit tė zemrės ėshtė akoma mė e
kufizuar. Zonat e dėmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatė infarktit tė
miokardit, mbushen me ind lidhor fijėshkrifėt, qė formon tė
ashtuquajturat cikatrice.

Atrofia muskulore

Kur muskuli nuk punon pėr njė kohė relativisht tė gjatė, si p.sh
gjatė vendosjes nė allēi tė kėmbės pėr arsye tė njė frakture, nė kėtė
zonė do tė vėrejmė zvogėlim tė pėrmasave te muskulit. Nė kėtė rast themi
se kemi tė bėjmė me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund tė
formohet edhe te personat e moshuar, si pasojė e uljes sė aktivitetit tė
muskujve, nė tė sėmurėt me sėmundje kronike ose nė rastet kur
zvogėlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatė atrofisė muskulore
vėrehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogėlimi i aftėsisė tkurrėse
tė tyre. Gjatė atrofisė nė mikroskop, pėrveē hollimit tė fijes
muskulore, mund tė shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bėrthamave,
si dhe njė tendencė e tyre pėr tė marė pozicion qendror nė fije. Kur
procesi i atrofisė thellohet mė tepėr, fillon procesi i shkatėrimit tė
sarkozomeve, si dhe i vetė fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve tė
shaktėrruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor pėrreth fijeve qė
ėshtė i shtuar dukshėm.

Hipertrofia muskulore

Me hipertrofi muskulore kuptojmė shtimin e pėrmasave te muskulit dhe
rritjen e aftėsisė tkurrėse tė tij. Nė kushte normale, hipertrofia
takohet nė sportistėt dhe personat tė cilėt merren me punė fizike. Gjatė
kėtij procesi nuk kemi rritje tė numrit tė fijeve muskulore, por shtim
tė pėrmasave tė tyre. Nė mikroskop, nė kėtė rast, shohim rritje tė
numrit tė miofibrileve nė ēdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore
takohet edhe nė qelizat e muskulaturės sė lėmuar, si p.sh nė
muskulaturėn e mitrės gjatė barrės. Nė kėtė rast, pėrveē shtimit tė
pėrmasave tė miociteve, rritet edhe numri i tyre. Pėrveē hipertrofisė
normale ose funksionale qė pėrmendėm mė sipėr, dallojmė edhe hipertofi
kompensatore, e cila shfaqet nė disa kushte patologjike. Kėshtu p.sh, nė
disa raste tė sėmundjes sė hipertonisė, si pasojė ė punės sė sforcuar,
formohet hipertrofia e muskulit tė ventrikulit tė majtė. Gjithashtu,
gjatė zmadhimit tė prostatės (qe mund tė shoqerohet me pengesa pėr
daljen e urinės) mund tė formohet, pėr kompensim, hipertrofi e muskulit
tė fshikės sė urinės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Http://WwW.ShqpitiLir.Com
 
Sistemi muskulor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi nervor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Kimia & Biologjia-
Kėrce tek: