Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij Empty
MesazhTitulli: Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij   Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij Icon_minitimeSat Feb 13, 2010 12:43 am

Leonardo da Vinēi njihet me respekt rreth e qark botės si mjeshtėr i
Rilindjes pėr pikturėn dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatė pak e
patėn menduar atė si shpikės i gjėrave mė tė dobishme qė tashmė
njerėzimi i ka nė pėrdorim. Mbi jetėn e Leonardo da Vinēit dihet shumė
pak. Leonardo lindi nė vitin 1452 nė Vinēi dhe vdiq nė Francė nė vitin
1519. Da Vinēi mund tė mendohet si njė kryetip i njeriut tė Rilindjes
dhe ėshtė pėrcaktuar shpesh si njė gjeni, pėr shkak tė shkėlqimit tė
tij nė tė gjitha fushat e artit, pėr zbulimet e tij shkencore dhe
shpikjet teknike, qė duken njė pėrparim i madh nė krahasim me kohėn e
tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vėzhgues: ai kėrkonte tė
kuptonte dukuritė duke i pėrshkruar e rifiguruar gjer nė hollėsitė mė
tė imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da
Vinēit, "shkenca ėshtė bija e pėrvojės". Ai qe i pari qė pėrdori atė qė
ne sot quajmė "mėnyrė shkencore", pėr mė tepėr mbi afrinė e tij
praktike nė kėrkimin shkencor.
Fluturimi
Ai ishte gjithmonė i
magjepsur nga fluturimi. Bėri studime tė hollėsishme mbi fluturimin e
zogjve e projektoi makina tė ndryshme fluturuese, pėrfshirė njė
helikopter qė vihej nė lėvizje nga katėr njerėz dhe njė deltaplan, por
qė ky nuk do tė kishte mundur tė fluturonte. Mori pjesė nė shumė
autopsi, duke bėrė njė numėr tė skicimeve anatomike tejet tė
hollėsishme, duke projektuar njė studim tė plotė tė anatomisė njerėzore
e krahasore.
Piktura
Piktura dhe vepra e tij mė e njohur ėshtė
"Mona Liza", qė ruhet nė Muzeun e Luvrit nė Paris, pikturuar nė vitet
1503 - 1506. Ajo do tė pėrfaqėsonte gruan e tregtarit Fiorentin
Francesco del Giocondo, por mbi kėtė janė zhvilluar teori tė ndryshme.
Mė e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanė ėshtė marrė parasysh
edhe nga ekspertė tė muzeut tė qytetin e Shen Pjetėrit, nė Rusi,
bazohet mbi zbulimin e njė fakti tė ri: ravijėzimi i linjave tė fytyrės
sė Mona Lizės me ato tė zonjės sė portretit tė Caterina Sforza-s tė
Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini"
("Zonja me jasemin"). Nė kėtė pikė, do tė dilte se personazhi historik
qė ka frymėzuar Leonardon nuk do tė ishte tjetėr se Caterina Sforza, nė
atė kohė personazh me nam, sepse ishte tashmė zonjė e Forl?-t e
Imola-s. Nė astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hėna silleshin
rreth tokės dhe se hėna pasqyronte dritėn diellore sepse ishte e
mbuluar me ujė. Ai filloi tė mendonte dhe tė ishte i dobishėm pėr tė
gjitha problemet qė kishte njerėzimi nė atė kohė dhe mundohej t'i bėnte
gjerat mė tė lehta me inteligjencėn e tij tė rrallė. Filloi me njė
planimetri tė qytetit tė Milanos nė Itali, duke projektuar nė hapėsirat
e qytetit shtėpi tė bukura, shėrbime publike, etj. Da Vinēi mendoi jo
vetėm pėr ecjen nė tokė me anė tė makinės, por dhe nė ujė, dhe pėr kėtė
ai shpiku anijen mė avull, e cila ishte njė bark me elika.

1. URBANIZĖM
Leonardoja
punoi planimetrinė e qytetit tė ri tė Milanos, qė parashikon rrugė tė
gjera, shtėpi tė bukura, shėrbime publike etj. Ai realizoi nė njė farė
mėnyre planin urban tė kėtij qyteti, duke pėrcaktuar pikat kryesore tė
njė vendbanimi.

2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte njė barkė
e pajisur me elika (si anijet me avull qė u ndėrtuan tre shekuj mė
vonė) duhet tė ecte me njė shpejtėsi prej 50 miljesh nė orė. Elikat, me
gjatėsi rreth 90 cm, do viheshin nė funksion me anėn e njė mekanizmi me
forcėn e krahut.

3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro
luftimi, mosha e tė cilės ėshtė 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da
Vinēit. Ky projekt i frymėzoi konstruktorėt e kohėve tona pėr ndėrtimin
e tankeve.

4.ĒAKMAKU
Ja njė ēakmak me gur zjarri pėr tė
ndezur automatikisht fitilin. Bie nė sy midis pjesėve tė tij tė
ndryshme, ai tip zinxhiri qė mė vonė do tė pėrdoret pėr biēikletat dhe
motoēikletat.

5. VINĒI RROTULLUES
Vinēi rrotullues i
projektuar nga Leonardo da Vinēi ėshtė vendosur nė njė platformė
rrotulluese, ai ėshtė i pajisur mė kundėrpeshė dhe me njė dispozitiv
ndaljeje. Vinēat modern nuk ndryshojnė shumė nga ky.

6. FORTESAT
Leonardoja
pati idenė e njė lloji fortese krejt tė re e origjinale. Kjo do tė
kishte dy mure rrethore, tė ndara nga njė hendek shumė i thellė.
Mbrojtėsit mund tė komunikonin me njėri-tjetrin nėpėr disa galerive tė
nėndheshme.

7. KANALE
Nė Milano, nė shėrbim tė familjes
Sforc, Leonardoja pėrfundoi ndėrtimin e kanalit tė Martesanas, i cili
lidhte dy kanale tė lundrueshėm qė pėrshkonin qytetin. Atij i kushtohen
pėrmirėsimet qė iu bėnė ekluzave tė njėrit prej kėtyre kanaleve.

8. THARJA E KĖNETAVE
Leonardoja
hartoi projektin e lidhjes sė qytetit Firence me detin e Tirenit me
anėn e njė kanali tė lundrueshėm, qė do tė kalonte nėpėr Prate,
Pistoja, Seravale dhe Fuēekio. Gjatė tre vjetėve qė ai kaloi nė Romė,
punoi planin e tharjes sė kėnetave Pontine.

9. HELIOCENTRALET
Para
Kopernikut, Leonardo da Vinēi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga
fjala greqisht “helios” qė domethėnien “diell”) sipas tė cilit Toka
bėnė pjesė nė njė sistem astronomik, qė ka si qendėr Diellin. Nė atė
kohė besohej se Toka ishte e palėvizshme dhe pėrbėnte qendrėn e
gjithėsisė (gjeocentrizėm).

10. MITRALOZI
Edhe makina
luftarake, qė shihni kėtu, ėshtė projektuar nga Leonardoja, ėshtė njė
armė zjarri me shumė gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftė pėr tė bėrė
3 breshėri me nga 11 goditje nė tė njėjtėn kohė. Kjo do tė jepte idenė
e mitralozit modern.

11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte njė nga
shkencėtarėt e parė qė studioi kufomat, pėr tė njohur mė mirė trupin e
njeriut. Ai nuk ka lėnė pėrshkrime tė hollėsishme mbi funksionimin e
zemrės, mbi ndėrtimin e kolonės kurrizore dhe mbi lėvizjen e muskujve.

12. AEROPLANI
Da
Vinēi nė njė farė mase ishte dhe paralajmėtar i aviacionit. Ai ishte i
pari qė dha idenė e ndėrtimit tė njė aparati pėr tė fluturuar. Ai
shpiku planerin, njė lloj aeroplani pa motor, qė fluturonte i mbajtur
vetėm nga shtytja e ajrit, mbi tė cilin mbėshteteshin krahėt e tij.

13. PARASHUTA
Leonardo
da Vinēi zbuloi parimin e parashutės dhe dha masat e saj. Skicimi i saj
ėshtė bėrė nė vitin 1485 dhe mendohet tė jetė e para nė botė. Ai shkroi
qė me anė tė kėsaj parashute mund tė hidhej ndaj ēdo lartėsie pa u
dėmtuar.

14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos
konsiderohet si stėrgjysh i helikopterit tė sotėm. Ai do tė vihej nė
funksionim nga 4 njerėz, tė cilėt duke u mbėshtetur mbi shufrat, do tė
lėviznin shtyllėn e lidhur me njė elikė. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke
bėrė “kopje” , do tė mund tė ngrihej lart.

15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me tė cilat njerėzit zhyten nė thellėsi tė vogla janė pothuaj tė njėllojtė me ata qė projektoi Leonardoja.

16. MAKINA ME AVULL
Me
kėtė aparat, tė quajtur “arkitronitė”. Leonardoja, shumė mė parė se
Denis Papeni dhe kazani i tij i famshėm, eksperimentoi fuqinė e madhe
tė avullit tė ujit. Makina e parė me avull u ndėrtua mė vonė, nė bazė
tė skicave tė tij.

17. OPTIKĖ
Da Vinēi studioi edhe optikėn,
domethėnė shkencėn qė merret me studimin e fenomeneve tė dritės. Ai qe
i pari qė e kuptoi se pėr ēfarė arsye drita projekton pėrfytyrimet e
pėrmbysura nė atė qė quhet “dhoma e zezė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Lajme Nga Vendi edhe Bota :: Teknologji-
Kėrce tek: