Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Forca

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Forca Empty
MesazhTitulli: Forca   Forca Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 10:56 pm


Nė fizikė, Forca ėshtė ēdo ndikim, i cili shkakton nxitimin (pėrshpejtimin) e njė trupi tė lirė. Forca gjithashtu mund tė pėrshkruhet me anė tė koncepteve intuitive si shtytja ose tėrheqja tė cilat shkaktojnė qė njė objekt me masė tė ndryshojė shpejtėsinė e tij (kjo pėrfshinė rastin kur trupi fillon tė lėvizė nga njė gjėndje prehjeje), d.m.th tė pėrshpejtohet, ose qė mund tė shkaktojnė njė objekt fleksibėl tė shtrembėrohet. Njė forcė e zbatuar mbi njė trup ka njė madhėsi dhe njė drejtim, ēka tregon se ajo ėshtė njė madhėsi vektoriale. Ligji i dytė i Njutonit mund tė formulohet pėr tė pohuar se njė objekt me njė masė konstante do tė pėrshpejtojhet nė proporcion tė drejtė me forcėn e plotė qė vepron mbi tė dhe nė proporcion tė zhdrejtė me masėn e tij, ky ligj ėshtė njė pėrafrim qė prishet kur trupi i afrohet shpejtėsisė sė dritės. Formulimi origjinal i Njutonit ėshtė i saktė, dhe nuk prishet pėr shpejtėsi relativiste: ky version deklaron se forca e plotė qė vepron mbi njė objekt ėshtė e barabartė me shkallėn e ndryshimit tė impulsit.

Koncepte tė lidhura me forcat pėrshpejtuese pėrfshijnė forcėn shtytėse - ēdo forcė e cila rritet me shpejtėsinė e objektit, rezistencėn e ajrit - ēdo forcė qė zvogėlon shpejtėsinė e njė objekti, dhe momentin e forcės -- tendencėn e njė force tė shkaktojė ndryshimin e shpejtėsisė rrotulluese rreth njė boshti. Forcat tė cilat nuk veprojnė nė mėnyrė uniforme nė tė gjitha pjesėt e trupit do tė shkaktojė stres mekanik , njė term teknik pėr ndikimet qė shkaktojnė deformime tė mekanike tė trupit. Ndėrsa stresi mekanik mund tė mbetet i ngulitur nė njė objekt tė ngurtė, duke e deformuar gradualisht atė, stresi mekanik nė njė lėng pėrcakton ndryshimet e tij tė shtypjes dhe vėllimit.

Nė antikitet filozofėt pėrdorėn konceptin e forcės pėr studimin e objekteve stacionare dhe nė lėvizje si dhe pėr makinat e thjeshta, por mendimtarė tė tillė si Aristoteli dhe Arkimedi kishin gabime themelore nė tė kuptuarit a konceptit tė forcės, pėr shkak tė mungesės sė kuptimit jo tė plotė tė forcės sė fėrkimit. Kjo mungesė ēoi nė njė shikim inadqekuat tė natyrės sė lėvizje .Kur Iluminizmi filloi, Isak Njutoni korrigjoi kėto keqkuptime me anė tė njė analize matematikore qė mbeti e pandryshuar pėr rreth treqind vjet. Me fillim tė shekullit tė 20, Ajnshtajni zhvilloi njė teori relativiteti qė parashikoi nė mėnyrė korrekte veprimin e forcave mbi objekte, me rritjen e vrullit (impulsit) afėr shpejtėsisė sė dritės, si dhe gjithashtu dha njė shpjegim tė "forcave" tė prodhuara nga gravitacioni dhe inercia.

Me njohuritė moderne nė mekanikėn kuantike dhe me aksesin nė teknologjinė qė mund tė pėrshpejtojė thėrrmijat bėrthamore afėr shpejtėsisė sė dritės, Fizika bėrthamore ka hartuar njė model standard pėr tė pėrshkruar forcat midis grimcave mė tė vogla se atomet. Modeli Standard parashikon se shkėmbimi i thėrrmijave tė quajtur bozone standarte janė mjetet themelore me tė cilat forcat emetohen dhe absorbohen. Vetėm katėr bashkėveprime themelore janė tė njohura: duke i renditur nė mėnyrė nga forca me e forta tek ajo mė e dobėt, ato janė: Forca e fortė, elektromagnetizmi, forca e dobėt, dhe forca gravitacionale . Eksperimente observuese tė fizikės bėrthmore tė energjisė sė lartė tė bėra gjatė viteve 1970 dhe 1980 konfirmuan se forcat e dobėt dhe elektromagnetike janė shprehje e njė bashkėveprimi themelor elektro tė dobėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Forca
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Fizika & Astronomia-
Kėrce tek: