Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Bordi Drejtues i Forumit shpirtilir
Shpirti Lire
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirti Lire

Faleminderit per viziten ... Me Respekt Stafi
 
ForumPortaliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi


 

 Mekanika kuantike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ONUFRI
SuperAdmin
SuperAdmin
ONUFRI


Male
Postime : 1579
Age : 40
Vendodhja Vendodhja : Berat
Emploi : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Loisirs : WwW.shqiperia.Forumotion.com
Anėtarėsuar : 12/11/2009

Mekanika kuantike Empty
MesazhTitulli: Mekanika kuantike   Mekanika kuantike Icon_minitimeFri Dec 02, 2011 10:46 pm

Mekanika kuantike ėshtė dega e fizikės qė trajton sistemet atomike dhe nėnatomike si dhe bashkėveprimin e tyre me rrezatimin nė terma tė madhėsive tė observueshme. Ajo bazohet mbi faktin qė tė gjitha format e energjisė lėshohen nė njėsi diskrete tė quajtura "kuante". Duhet theksuar se, teoria kuantike lejon vetėm pėrdorimin e llogaritjeve probabilistike ose statistike mbi tiparet e thėrrmijave nėnatomike, tė dhėna nėpėrmjet funksionit valor. Ekuacioni i Shrodingerit nė mekanikėn kuantike luan rolin analog qė ligjet e Njutonit dhe ligji i konservimit tė energjisė luajnė nė mekanikėn klasike — pra, ai parashikon sjelljen e sistemeve dinamike nė tė ardhmen— ky funksion ėshtė njė ekuacion vale i dhėnė nė terma tė funksionit valor i cili parashikon nė njė mėnyrė analitike dhe preēise probabilitetin e ngjarjeve dhe rezultateve.
Sipas teorive tė vjetra tė fizikės klasike, energjia trajtohet si njė fenomen i vazhdueshėm, kurse lėnda mendohet si diēka qė zė njė vend nė hapėsire dhe lėviz nė mėnyrė tė vazhdueshme. Sipas teorisė kuantike, energjia emetohet dhe absorbohet nė njėsi tė vogla, diskrete. Njė copė individuale ose paketė energjie, quhet njė kuant (shumės. kuante), kėshtu qė nė disa raste ajo sillet tamam si njė grimcė lėnde; tė gjitha thėrrmijat shfaqin veti valore kur janė nė lėvizje kėshtu qė nė mekanikėn kuantike lėnda nuk mendohet si e lokalizuar nė njė vend por si e shpėrndarė nė njė farė mėnyre.Pėr shembull, drita, ose rrezatimi elektromagnetik, qė lėshohet ose absorbohet nga njė atom ka vetėm frekuenca (ose gjatėsi valėsh) tė caktuara, siē mund tė shihet nga vijat spektrale qė i korrespondojnė elementit tė atij atomi. Teoria kuantike tregon se keto frekuenca i korrespondojnė energjive tė pėrcaktuara tė kuanteve tė dritės, ose fotoneve, kjo del nga fakti qe elektronet nė njė atom lejohen tė marrin vetem vlera tė caktuara tė energjisė, ose e thėnė ndryshe elektronet mund tė ekzistojne vetėm nė nivele tė caktuara energjitike, njė kuant energjie emetohet ose absorbohet kur frekuenca ėshtė nė proporcion tė drejtė me diferencėn e energjisė me dy niveleve.
Formalizmi i mekanikes kuantike u zhvillua gjatė 1920-ve. Nė 1924, Luiz de Brojli propozoi se valėt dritore nuk janė tė vetmet tė cilat shfaqin njė karaker dual, pra vala sillet si thėrmije siē ndodh nė efektin fotoelektrik dhe nė spektrat atomike, edhe thėrrmijat grimcore shfaqin dukuri valore. Sugjerimi i de Brojlit dha dy formulime tė ndryshme tė mekanikės kuantike. Mekanika valore e Ervin Shrodingerit (1926) pėrfshin pėrdorimin e njė koncepti matematik, funksionit valor, i cili ėshtė i lidhur me probabilitetin e gjėndjes sė njė thėrrmije nė njė pikė tė hapėsirės. Mekanika e matricave e Uerner Hajzenbergut (1925) nuk e pėrmend fare konceptin e funksionit valor ose koncepte tė ngjashme, e megjithatė ajo u tregua se ishte komplet ekuivalente me teorinė e Shrodingerit. Njė zbulim shume i rėndėsishėm nė teorine kuantike ėshtė parimi i papėrcaktueshmėrisė, i enunciuar pėr herė tė parė nga Hajzenbergu nė 1927, i cili vendos njė limit absolut teorik nė saktėsinė qė mund tė arrihet nė disa matje; si rezultat i kesaj, mendimi i disa shkencetareve se gjendja fizike e nje sistemi mund tė matet nė menyre ekzakte pėr tu pėrdorur nė parashikimin e gjendjes sė sistemit nė tė ardhmen duhet tė braktisej. Mekanika kuantike u kombinua me teorinė e relativitetit nė formulimin e P. A. M. Dirakut (1928), e cila, pėrveē tė tjerash, parashikoi ekzistencėn e anti-thėrrmijave. Zhvillime tė tjera tė teorisė pėrfshinė statistikėn kuantike, tė prezantuar nė njė formė nga Ajnshtajni dhe S. N. Bose (statistika Bose-Ajnshtajn) dhe nė njė formė tjetėr nga Diraku dhe Enriko Fermi ( statistika Fermi-Dirak); Elektrodinamika kuantike, merret me bashkeveprimin midis thėrrmijave tė ngarkuara dhe fushės elektromagnetike; pėrgjithėsimi i saj jepet nga, teoria kuantike e fushės; dhe elektronika kuantike. Zbulimi i mekanikės kuantike nė fillimin e shekullit tė 20-tė revolucionoi fizikėn, sic shihet mekanika kuantike ėshtė njė nga degėt mė themelore nė pothuajse tė gjitha fushat kontemporare tė kerkimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.ShQiPeRiA.FoRuMoTiOn.CoM
 
Mekanika kuantike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mekanika klasike
» Termodinamika dhe mekanika statistike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shpirti Lire :: Shkencat Natyrore :: Fizika & Astronomia-
Kėrce tek: